PËR NE

Kush jemi ne?
Për më shumë se 20 vjet punojmë gjithçka prej hekuri për të gjitha llojet e ndërtesave.
Kemi fabrikën tonë me të gjithë mekanizimin për prodhimin e të gjitha elementeve të nevojshme për objektin - kangjella, shkallë dhe çdo gjë tjetër prej hekuri.
Në procesin e prodhimit, ne kryejmë të gjitha fazat e prodhimit - prerje, përthyerje, saldim, galvanizim dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të ofruar një produkt përfundimtar me cilësi të lartë klientit sipas specifikimeve të ofruara.
Na kontaktoni për bashkëpunim - kërkoni ofertë.
PSE DUHET TË NA ZGJIDHNI NE?
KRYERJE E TË GJITHA LLOJEVE TË PUNËVE TË BRAVARISË
Merret me kryerjen e të gjitha llojeve të bravarisë, mbulim çatish dhe me llamarinë. Sipas deklaratave të klientëve, ne jemi më të shpejtë dhe më cilësor në qytet. Në pjesën e kompanisë që merret në fushën e ndërtimit kryejmë konstruksione metalike për salla industriale, magazina dhe objekte të tjera të ngjashme.

Kangjella të jashtme
Kangjella elegante dhe të përjetshme prej hekuri dhe druri për mbrojtje dhe pamje komplete të çdo ndërtese apo shtëpie. Doreza dhe dyer dhe porta rrëshqitëse që hapen mekanikisht ose me motor sipas dëshirës së klientit.
Kangjella të brendshme
Përveçse se kanë funksion për t'ju mbrojtur nga aksidentet, kangjellat ne i bëjmë me një dizajn tërheqës që do të përshtatet me enterierin tuaj.

Konstruksione metalike për mobilje
Dizajni industrial ka qenë jashtëzakonisht i popullarizuar vitet e fundit. Kombinimi i drurit dhe metalit i jep forcë të vërtetë çdo shtëpie apo projekti.

Shërbime të tjera bravarie
Bëjmë gjithashtu konstruksione për cerada pishinash, konstruksione për tenda dhe shkallë. Çatitë në ballkone dhe tarraca me panele fletësh leksan, grila mbrojtëse për klimat e jashtme dhe shumë të tjera.
PROJEKTE TË PËRFUNDUARA











